BOTA, 7 Prill 2023, 16:11

Ishte arratisur, arrestohet në Suedi ish-komandati i grupit mercenar 'Wagner'

Ishte arratisur, arrestohet në Suedi ish-komandati i grupit mercenar

Një ish-komandant i grupit mercenarë, Wagner, që ishte arratisur në Norvegji, është arrestuar. Mësohet se arrestimi është kryer në Suedi.

Kështu ka deklaruar një aktivist rus për të drejtat e njeriut, Vladimir Osechkin, raporton skynews.

Andrej Medvedev dezertoi pasi iu bashkua grupit mercenar si vullnetar në muajin korrik dhe u dërgua në shtetin ukrainas dhjetë ditë pas nënshkrimit të kontratës.

Ai u arrestua pasi kaloi kufirin në Suedi me një autobus për të blerë cigare më të lira, tha Osechkin.

Ndërsa përpiqej të kapte një autobus për në Norvegji, ai u “godit” nga një automjet policie dhe oficerët e arrestuan për një çështje migrimi. 26-vjeçari tani po mbahet në burgun e migracionit të Goteborgut, shtoi ai. Wagner kohët e fundit ka rekrutuar të burgosur për të luftuar në shtetin ukrainas.