TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 33-vjeçare ka mbetur e plagosur në Berlin, pasi u godit me thikë në sy të dy vajzave të saj të mitura. Sulmi ndodhi në momentin kur e reja bashkë me vajzat e saj 9 dhe 7 vjeç po hipte në autobus, kur një person e goditi 7 herë me thikë.
Ndërkohë është arrestuar autori i kësaj ngjarje. Mediat gjermane raportojnë se autori njihej me viktimën e tij, ndërsa nuk dihen detaje nga rrethanat e ngjarjes në fjalë.
33-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në reanimacion pas plagëve të shumta të marra në zemër, mushkri dhe stomak.