BOTA, 6 Prill 2023, 17:44

I shiti heroinë të përzier yllit të kinemasë në SHBA duke i shkaktuar vdekjen, shpërndarësi i drogës deklarohet fajtor

I shiti heroinë të përzier yllit të kinemasë në

Një 39-vjeçar amerikan është deklaruar fajtor në gjykatë për shpërndarjen e heroinës së përzierë me fentanyl që çoi në vdekjen e aktorit të famshëm Michael K Williams në vitin 2021. Irvin Cartagena, i njohur gjithashtu si “Green Eyes”, po shiste drogë “në mes të ditës në qytetin e Nju Jorkut, duke ushqyer varësinë dhe duke shkaktuar tragjedi”, tha avokati i aktorit, Damien Williams.

“Ai dha dozën fatale që vrau Michael K Williams,” u shpreh ai në sallën e gjykatës federale në Manhattan.  Aktori amerikan vdiq në moshën 54-vjeçare.

Më vonë u zbulua se vdekja e tij ishte shkaktuar nga një mbidozë e drogës. Cartagena, 39 vjeç, u deklarua fajtor për akuzë të shpërndarjes dhe posedimit të drogës, me qëllim të shpërndarjes së analogëve të fentanilit dhe heroinës. Si pjesë e pranimit të tij të fajësisë, i pandehuri tha se veprimet e tij “rezultuan në vdekjen e Michael K Williams”.