BOTA, 6 Prill 2023, 19:05

Forcat ruse sulmojnë me artileri të rëndë një parking makinash në Donetsk, raportohet për 4 viktima

Forcat ruse sulmojnë me artileri të rëndë një parking

Sërish viktima mes civilëve në Ukrainë.

Të paktën katër civilë janë vrarë gjatë një sulmi në qytetin lindor të Donetsk nga forcat ruse. Lajmi është konfirmuar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

Ngjarja ndodhi një parkim makinash në lagjen Kalininsky të qytetit, ku ishte qëlluar me armë ndaj disa qytetarëve.

Donetsku është kontrolluar nga forcat ruse që nga viti 2014, por mbetet pranë vijës së parë të luftës së Rusisë me Ukrainën që ka nisur prej shkurtit të vitit të kaluar.