BOTA, 6 Prill 2023, 17:08

Macron i kërkoi që të mos mbështesë Rusinë, përgjigjet Xi Jinping: Qëllimi i Kinës është të promovojë paqen dhe dialogun

Macron i kërkoi që të mos mbështesë Rusinë,

Presidenti kinez Xi Jinping ka deklaruar se politika e Kinës për Ukrainën synon vetëm promovimin e paqes dhe arritjen e një dialogu.

Duke iu përgjigjur presidentit francez Emmanuel Macron, Jinping theksoi se prioriteti më i lartë mbetet inkurajimi i armëpushimit si edhe arritja e përfundimit të luftës.

Ndërkohë Presidentin francez, Emmanuel Macron gjatë një takimi me Presidentin kinez i bëri thirrje që të ndalojë mbështetjen ndaj Rusisë dhe të ndihmojë që t’i jepet fund luftës.

Macron kërkoi gjithashtu të forcojë lidhjet tregtare mes vendeve, pasi atij iu bashkua edhe shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilën e ftoi të merrte pjesë në bisedimet me udhëheqjen kineze.