BOTA, 7 Prill 2023, 17:15

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Palestinës, raportohet për të vrarë

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Palestinës, raportohet

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Palestinës, ndërsa raportohet për viktima. Izraeli goditi objektivat e militantëve palestinezë në Libanin jugor dhe Gaza të premten, pas bastisjeve të policisë në xhaminë al-Aksa në Jerusalem. Duket se gjithçka nisi pas sulmeve me dhjetëra raketa që u hodhën nga Libani në territorin izraelit.

Nga sulmet e sotme për pasojë humbën jetën dy motra izraelite të moshës 16 dhe 20, ndërsa nëna e tyre u plagos rëndë. Ngjarja ndodhi në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në Liban, sulmet ajrore izraelite goditën një zonë të hapur pranë qytetit bregdetar jugor të Tirit. Ndërkohë, Izraeli ka fajësuar Hamasin, grupin militant që kontrollon Gazën, për lëshimet e raketave.