AKTUALITET, 14 Shtator 2018, 08:38

Lu: Adriatik Llalla ishte i korruptuar, u përpoq të pengonte reformën në drejtësi

Lu: Adriatik Llalla ishte i korruptuar, u përpoq të pengonte

Gjatë intervistës në emisionin “Real Story”,ish-ambasadori Donald Lu ka krahasuar punën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla me atë të kryeprokurores Arta Marku.

Lu vlerësoi Markun si një kryeprokurore serioze dhe profesioniste që është përpjekur të përmbushi detyrën e saj.

Ndërsa për Adriatik Llallën deklaroi se ka penguar zbatimin e reformës së gjyqësorit, madje e cilëson si të korruptuar.

“Nuk kam asgjë personale kundër Z. Llalla.  Mendoj se shumë shqiptarë dhe unë personalisht ndjejmë se Z. Llalla përfaqëson zyrtarët e shumtë që janë përpjekur të pengojnë zbatimin e reformës së gjyqësorit.

Gjithashtu, Sekretari i Shtetit e ka shpallur Z. Llalla si zyrtar të lartë të korruptuar.

Prokurorët, në Shqipëri, po e hetojnë aktualisht për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Kemi përgëzuar vendimin e gjykatave për të sekuestruar asetet e tij shumë të mëdha të pashpjeguara dhe kemi nxitur gjyqësorin në vend që të kufizojë lëvizjet e tij në mënyrë që të mos i largohet drejtësisë.” – tha Donald Lu.TPZ.AL