TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas akuzave që lëshoi deputeti Braçe dhe Balla kundrejt LSI-së për Balilin, ka qenë kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho që ka reguar. Ai tha se mazhoranca po bën teatër me interpelanca, ndërsa akuzon opozitën për krerët e bandave. Edmond Spaho u shpreh se Saimir Tahiri duhet të arrestohet pasi është bashkëpunëtor i Klement Balilit, ky i fundit është në kërkim për trafik droge.
“Po bëni teatër me interpelanca dhe po përpiqeni t’i lini në derë dobiçin opozitës për krerët e bandave. Ju thoni se Klement Balilaj mbrohet nga opozita dhe kjo është qesharake. Pse e emëroi drejtor Edi Rama Klement Balilin? Rama e mbrojti Balilin, ndërsa opozita e denoncoi. Klement Balilin ta arrestoni se është baron droge dhe për këtë ka shkruar edhe CNN. Duhet të arrestoni Tahriin se është bashkëpunëtor i Balilit” – tha Spaho.