AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 11:38

Berisha i kthehet mazhorancës: Mjaft rrahët gjoksin, ndërsa qytetarët vuajnë, qëndrimi juaj cinizëm

Berisha i kthehet mazhorancës: Mjaft rrahët gjoksin, ndërsa

Pas fjalës së mbajtur nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila tha se gjatë ditëve të përmbytura kishin bërë maksimumin, reagon ashpër ish-kryeministri Sali Berisha.

“Në zonën e Vjosës dhe të tjera ndodhi një katastrofë dhe nuk ka gjë më çnjerëzore për ata njerëz se sa rrahëgjoksja e këtyre qeveritareve që rrinë e u bëjnë elozhe njëri- tjetrit, ndërsa ata vuajnë,  këta rrinë e lavdërojnë njëri- tjetrin. Njëri thotë se Olta ka ndenjur orë të tëra pa gjumë, tjetra thotë se unë jam krenar...Si ka mundësi që këtë moral e sillni në parlament.

Qëndrimi juaj ndaj të përmbyturve është cinizëm total. Shumë mirë që shpërblyet ushtarakët ju përgëzoj për këtë, por para së gjithash duhet të shpërbleni ata që nuk kanë se çfarë të hanë.

Keni vjedh 10 milion euro në pritën e Vjosës. Pritat tuaja i mori lumi sikur të ishin prej kartoni. Këtu lavdërimi dhe rrahje gjoksi për lavdërime, mbi mjerimin e këtyre qytetarëve nuk duhet të ketë më. Kjo ishte kërkesa ime. “, tha Berisha.