BALLKAN, 16 Qershor 2023, 16:47

Sërish tensione në Leposaviç, pas gazetarëve, protestuesit serbë sulmojnë ministrin shqiptar

Sërish tensione në Leposaviç, pas gazetarëve, protestuesit

Sërish tensione në komunën e Leposaviçit. Mësohet se protestuesit serbë kanë sulmuar me bojë makinën e ministrit Elbert Krasniqi.

Krasniqi kishte shkuar në Leposaviç për të takuar kryetarin e Komunës, Lulzim Hetemi. Në momentin që po largohej, makina e tij është gjuajtur me bojë dhe molotovë nga protestuesit serbë të maskuar.

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Dy ditë më parë në afërsi të Leposaviqit, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng nga Forcat Speciale Serbe ‘Kobra’. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Bare.