TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tragjedia në brigjet greke duket se po merr përmasa edhe më të rënda. Dje një peshkarexhe me emigrantë nga Afrika dhe Azia, ndërkohë që janë gjetur vetëm 78 trupa të pajetë.
Akoma më të rënda janë dyshimet se në bordin e peshkarexhës mund të ketë pasur deri në 100 fëmijë, një pjesë e madhe e të cilëve ende nuk janë gjetur dhe sa më shumë kalon koha, aq më shumë reduktohet mundësia që ata të gjenden të gjallë.
Praninë e kaq shumë fëmijëve e kanë bërë të ditur emigrantët e shpëtuar deri më tani. Përllogaritet që në peshkarexhë të kenë qenë 750 emigrantë. Ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë punën për gjetjen të mbijetuarve të tjerë. Peshkarexha e nisur nga Libia me destinacion Italinë, u fundos të mërkurën në det të hapur 80 kilometra larg brigjeve të qytezës greke Pilos. Kjo është tragjedia me më shumë viktima këtë vit në ujërat e Mesdheut.