TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga Forumi i Prespës në Strugë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se prokurori në Serbi ka hedhur poshtë akuzat për terrorizëm kundër tre policëve të arrestuar të Kosovës, ndërsa i ka mbajtur në fuqi vetëm akuzat për posedim të paligjshëm të armëve.
“Dua ta falënderoj Departamentin amerikan të Shtetit që kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës. Kjo është rruga përpara. Së pari, këta policë duhet të kthehen, por, në të njëjtën kohë, bashkësia ndërkombëtare duhet ta dënojë me vendosmëri dhe qartë agresionin e Serbisë në Kosovë. Serbia gjithashtu ka prishur edhe marrëveshjen e qershorit 1999, NATO do e ndëshkojnë prishjen e marrëveshjes së Kumanovës dhe të kthejë paqen.
Është e rëndësishme për paqen në Ballkan që të ndërpritet ky aksion i Serbisë. Nuk ka dilema që ne mos vendosim në cilëndo kohë kriminelët që po arrestohen në Kosovë, jemi të vendosur në këtë. Kjo ishte e thënë qartë nga DASH. Ne e dimë që kufiri me një shtet që nuk të njeh duhet të jetë nën kujdesin e ushtrisë, po Thaci shkroi se forcat nuk duhet të kalojë në veri, ne e respektojmë këtë, por këtu ka një vakum.
Kërkoj të kompensohet ky vakum në veri, kemi nevojë që kufinjtë tanë të jenë të mbrojtur. S’mund të lejohet që ushtria e Serbisë të lejohet të hyjë.” Vijoi më tej Kurti, ndërsa akuzoi Presidentin serb si orkestrues të situatës në veri.
“Gjithcka ndodhi në kohën kur Osmani po i drejtohej PE-së. E çuditshme apo jo.
Ndodhi në një kohë kur ne po planifikonim takimin e radhës në Bruksel. Ndodhi edhe për shkak të arrestimit të kriminelit serb, ata kanë organizuar gjithë këtë plan për të rrëmbyer policët tanë. Ata duhet të japin pas këtyre 48 orëve.” përfundoi Kurti.