BALLKAN, 15 Qershor 2023, 18:12

Tensionet dhe rrëmbimi i tre policëve nga forcat serbe, ambasadorët e QUINT-it ‘zbarkojnë’ në zyrën e Albin Kurtit

Tensionet dhe rrëmbimi i tre policëve nga forcat serbe,

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it po zhvillojnë një takim në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.  Ky takim vjen një ditë pas rrëmbimit të tre policëve në veri nga forcat serbe.

Deri më tani, ambasadat nuk kanë dalë me qëndrime lidhur me ngjarjen. Një ditë më parë, Policia e Kosovës tha se tre zyrtarë të saj u rrëmbyen brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.

Liderët e shtetit të Kosovës e kanë cilësuar këtë veprim si agresion nga Serbia, teksa kanë kërkuar reagim ndërkombëtar.