BALLKAN, 16 Qershor 2023, 14:57

Mendonte se ishte mes viktimave/ Nga Holanda në Greqi për të gjetur vëllanë, momenti prekës kur takohen. Lot e përqafime (VIDEO)

Mendonte se ishte mes viktimave/ Nga Holanda në Greqi për të

Përqafimi mes dy vëllezërve, njëri prej të cilëve i mbijetoi mbytjes në anijen në brigjet greke, dhe tjetri që ishte në ankth për fatin e familjarit të tij, ka bërë xhiron e rrjetit.  Të afërmit e emigrantëve kanë mbërritur në portin e Kalamatës, me shpresën se do t’i gjejnë ata të gjallë.

Mes tyre një djalë i quajtur Fardi arriti të dallonte vëllain e tij dhe u përpoq ta përqafonte. Vëllai i tij Mohamed u shpëtua nga mbytja e anijes ku u raportuan të paktën 79 të vdekur. Prekës ishte takimi mes tyre, ndërsa vëllezërit nuk i mbajtën dot lotët.

Fardi, një refugjat sirian erdhi nga Holanda për të kërkuar dhe gjetur vëllain e tij 18-vjeçar Mohamed, i cili ishte në bordin e varkës që u fundos. Muhamedi ishte nisur nga Libia dhe destinacioni i tij përfundimtar ishte Italia. Ai kurrë nuk arriti atje, por fatmirësisht u shpëtua nga tragjedia.