BALLKAN, 16 Qershor 2023, 15:04

Përshkallëzohet situata në Leposaviç, protestuesit serbë sulmojnë me molotov gazetarët, dhunojnë me shkelma një operator

Përshkallëzohet situata në Leposaviç, protestuesit

Sërish gazetarët në komunat me shumicë serbe në Kosovë, kanë rënë pre e sulmeve. Mësohet se sot, një grup gazetarët janë sulmuar me molotov në Leposaviç. Kanë qenë protestuesit serbë që kanë gjuajtur në drejtim të gazetarëve me bomba Molotov.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur ministri Elbert Krasniqi po largohej nga ndërtesat e komunës me automjet.

Gjithashtu theksohet se në momentin kur janë larguar për t’i shpëtuar sulmeve me molotov, gazetarëve u kanë rënë nga duart telefonat, të cilat ua kanë marrë protestuesit serbë.

Ndërkohë, operatori i RTK-së, Bardh Bekteshi, është sulmuar fizikisht.

Siç shihet në videon e publikuar, një person i maskuar e godet fillimisht në këmbë kameramanin Bekteshi, i cili rrëzohet. Pas rrëzimi, personi i maskuar ka vazhduar ta sulmoj edhe disa herë.