TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy nga qytetarët që janë liruar pas ndalimit 48 orësh në Serbi, janë kthyer në Kosovë. Dervish Maliqi e Esat Muqolli deklaruan se ishin rrugës për në Gjermani kur u ndaluan nga policia dhe u dërguan në Kushumli. Qytetarët deklaruan se policët u kanë thënë se arrestimi i tyre është bërë për çështje politike.
“Civilët na kanë dërguar në stacion policor. Thoshin që s’ka asnjë akuzë me bazë, vetëm politikë”, tha qytetari Maliqi.
Ai theksoi se policët serbë u kanë marrë telefonat, teksa u kapën duke udhëtuar për në Gjermani nga rruga Mali i Zi-Kroaci.
Gjithashtu ata thanë se janë liruar edhe dy kosovarët e tjerë, të cilët nuk i kanë njohur më parë.