BALLKAN, 15 Qershor 2023, 15:27

Tensione në Kuvendin e Kosovës, kërkohet seancë e jashtëzakonshme, “gishti” i përgjegjësisë ngrihet ndaj Kurtit

Tensione në Kuvendin e Kosovës, kërkohet seancë e

Me tensione është shoqëruar seanca plenare në Kuvendin e Kosovës. Opozita ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar situatën e tensionuar, pas pretendimeve se janë arrestuar 3 policë të Kosovës nga forcat serbe.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kjo nuk është një situatë normale ku mund të diskutohen çështjet që ndodhen në rendin e ditës. Ai ka kërkua lirimin e menjëhershëm të tre oficerëve.

Edhe Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar veprime të menjëhershme për të rikthyer policët. Tahiri ka kritikuar Kurtin për vendimet që ka ndërmarre ai ne veri të vendit, duke nxitur në këtë mënyrë tensionet.