TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas tërmetit të madh të tmerrshëm, që natyra derdhi ditën e shtunë, në orën 16:04 dhe pas disa të tjerëve që pasuan në ditët në vijim, respektivisht edhe avokati i ditur Ngjela, derdhi disa statuse, njëra pas tjetrës.
Në këto statuse ai shpjegoi përse Ilir Meta del si orakull dhe e di kur bien tërmetet. Përse ai bën sikur i ka në dorë këto tërmete? Përse ai bën sikur është vetë Zeusi?
Në një status tjetër, avokati shpjegon përse Rama dhe Basha nuk e pranojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në këtë status, avokati ynë i ditur, si zëdhënës i FBI-së, i Departamentit të Shtetit, por edhe i Palmerit, ditët që ai mungon në Ballkan dhe në Shqipëri, shpjegon se si reforma zgjedhore dhe SPAK do të përfundojnë me sukses.
Pas kësaj, thotë avokati i ndritur, vjen fati i madh i Shqipërisë, në mileniumin e ri.
Shumë më konkret dhe shumë më i qartë, është avokati ynë në statusin e fundit. Në këtë status, avokati u shpjegon shqiptarëve se çfarë është kthesa politike? Për herë të parë në historinë botnore të shpjegimeve, ai tregon se kthesat politike, janë ose ndërrim i sistemit politik, ose ndryshim i rregullave, etj etj etj, si këto...
Në statusin e fundit, ai flet për kërcënimin Amerikan, kërcënimin Gjerman, flet se si Basha e Berisha u kthyen në strofullat e tyre, flet se si Rama është duke pritur fatin e tij të kontrollit hetimor.
Në këtë status, avokati shumë i njohur dhe shumë i ditur Ngjela, i bën një thirrje edhe kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Gent Ibrahimit, duke e paralajmëruar që të mos luajë me Washingtonin dhe Berlinin.
- Ibrahim, ki mendjen! - e paralajmëron avokati, Gentin.
Për më gjerë lexoni statusin e fundit të avokatit.
Statusi i avokatit:
SPARTAK NGJELA - Faqja Zyrtare
Kthesa politike në Shqipëri ka qenë domosdoshmëri.
Çfarë është kthesa politike?
Kthesat politike të një shoqërie janë ose ndërrimi i sistemit politik, ose ndryshimi i rregullave të cilat formojnë kontrollin ligjor mbi abuzimin me pushtetin.
Në Shqipëri po ndodh kjo e dyta: ndryshimi i rregullave të kontrollit individual për abuzimin me pushtetin.
Në çastet e kthesave të mëdha në aspektin politik, për vendosjen e drejtësisë kundrejt abuzimit me pushtetin, të gjithë të korruptuarit kanë frikë, dhe askush nuk mendon më për t'i shërbyer vendit.
Shpesh, kur këta humbasin shpresat, duan të destabilizojnë shoqërinë me përkrahësit e tyre. Pikërisht këtë kanë bërë gjashtë muajt e parë të këtij viti në Shqipëri Berisha me taborin e tij. Tension për kryengritje.Të gjithë të korruptuarit aty e kishin shpresën: të shkatërronin Shqipërinë që të vijonin mbretërimin e tyre primitiv në Shqipërinë që kanë vjedhur...
Por iu tregoi vendin kërcënimi amerikan; "do t'iu shpallim lëvizje e dhunshme në një vend të Natos", iu thanë me zë të lartë. Menjëherë, Basha e Berisha u kthyen në strofullat e tyre të shfryrë e të trembur. Kaq mjaftoi.
Po Rama?
Asgjë. Ai është duke pritur fatin e tij të kontrollit hetimor. Kurse Basha vjen vërdallë kot. Nuk di çfarë bën.
Por, të dyja palet e politikës shqiptare, janë ndërkohë edhe nën kërcënimin gjerman nga kancelarja Angela Merkel. Kjo grua e madhe, para disa ditësh, i hapi negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian me shtatë kushte tmeruese për korrupsionin e lartë shtetëror.
E dini pse? Sepse kushtet BE i kontrollon vetë. Dhe, prandaj, kjo i ka stepur të gjithë.
Janë trembur të gjithë. Kurse, Gent Ibrahimi, kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duhet të Ketë mendjen: me Uashingtoni dhe me Berlinin nuk luan dot. Ibrahim, kij mendjen!
/TPZ.al/ Tej e këtej/