TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy statuse tmerrësisht të fuqishme ka lëshuar sot në rrjetet sociale, deputetja shumë e njohur e opozitës së re, Rudinë Hajdari.
Të dy statuset në të njëjtën orë, të dy nga tre rreshta dhe po të dy, për të njëjtin problem mbarëkombëtar. Allah, allah, ç'po i ndodh kësaj bote?!
Përfundimisht Rudina Hajdari, ju shpjegon me këto dy statuse shqiptarëve, përse ajo bën gafa në çdo fjalim që mban në parlament, pse ajo vret një pjesë të zanoreve, gëlltit gjysmëm e bashkëtingëlloreve të gjuhës shqipe dhe përse ajo nuk e fut dot normalisht fjalën e tretë në fjali.
- Sepse kam kaluar 17 vite në Amerikë dhe ky është fakt, - thotë Rudina në statusin e parë.
Ajo betohet se edhe pse nuk di shqip, demokratët nuk i gënjen kurrë.
Në statusin e dytë, Rudina jonë, me një modesti për t'u patur zili, shpërthen dhe u shpjegon shqiptarëve, anglishten e jashtëzakonshme që posedon.
- Këtë gjë e bëj kur ulem me amerikanët dhe gjermanët, - thekson ajo.
Prandaj, kur kjo deputete ulet me ndërkombëtarët, sidomos me amerikanët, i pari që dridhet dhe tmerrohet është kryetari i opozitës së rrugës së madhe, Lulzim Basha.
Lexoni dy shpërthimet statusore të Rudinës dhe mendoni në ç'ditë ka mbërritur Shqipëria jonë e dashur.
/TPZ.al/ Tej e këtej/