TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Njoftohemi që dje pasdite, në 17:00 me orën e Amerikës, udhëheqësit tonë suprem, Edi Rama, i sapo mbërritur në New York, i bënë pritë te dera e hotelit, tre gra ballkanese, të cilat flisnin edhe shqip dhe i kërkuan të bënin një fotografi.
Për t'ju bërë qejfin edhe më shumë, udhëheqësi, nuk bëri thjesht fotografi, por një video plot 15 sekonda.
Duke qëndruar në shpinë të grave, Edi Rama, shkrepi videon, shqeu sytë dhe i dha fytyrës një formë hungërime, në një mënyrë aq të llahtarshme dhe horror, veprime këto, që vetëm një njeri me të dhënat e tij, mund t'i realizojë.
Gratë ballkanike në fillim qeshën, por pastaj të tmerruara i kërkuan udhëheqësit me gjuhën e trupit, që të mos e vazhdonte videon më tej. Duke ikur, gratë shikonin mbrapa të tmerruara, nga ajo sy-shqyerje e paprecedentë e udhëheqësit shqiptar, të cilën mund ta përballonte vetëm Elisa Spiropali.
Pas kësaj ndarje të beftë, mbetën pa përgjigje disa pyetje shumë të rëndësishme, ku gratë do ta pyesnin Ramën, për kufijtë e Kosovës, tërmetet dhe sidomos përmbytjen dhe njëkohësisht mungesën e ujit në Tiranë.
/TPZ.al/ Tej e këtej/
Për më shumë, ndiqni videon: