TEJ E KETEJ, 9 Gusht 2019, 21:49

"Ngrihuni të mbrojmë Kombin!", Kaubojsi ju bën thirrje të gjithë shqiptarëve pa dallim feje dhe krahine


Në mes të këtij zhegu përvëlues, vjen një thirrje e madhe, një ulërimë në mbrojtje të vatanit, mëmëdheut tonë të dashur, Shqipërisë. Është Kaubojsi, Eduart Ndocaj, që ju kërkon të gjithë shqiptarëve, të ngrihen pa dallim feje dhe krahine, kundër të njëjtit pushtues, që na mbajti të shtypur për 500 vjet.

Kjo revoltë e madhe, ky shpërthim i Kaubojsit tonë të nderuar, nuk bëhet për osmanët e dikurshëm, apo për turqit e sotëm. Kaubojsi ynë i respektuar, e ka fjalën për xhon turqit e rinj shqiptarë, me në krye, siç thotë Kaubojsi, Edvin Hamza Erdogan Rama dhe Erion Mahmud Ahmedinexhad Veliaj. Revolta e tejskajshme e Kaubojsit, merr shkak nga vendosja e një monumenti, për të rënët në mbrojtje të Erdoganit, gjatë grushtit të shtetit në Turqi.

Mungon në këtë memorial vetëm emri i Erion Veliajt, që dita ditës, pritet të bjerë në mbrojtje të Edi Ramës.

Për më gjerë, lexoni statusin dhe pllakatën e mëposhtme të Kaubojsit.

STATUSI DHE PLLAKATA E KUQE E KAUBOJSIT:

JU BËJ THIRRJE TË GJITHË SHQIPTARËVE PA DALLIM FEJE DHE KRAHINE SE KA ARDHUR KOHA PËR TË MBROJTUR KOMBIN EDHE NJEHERË, SI DIKUR MOTIT, NGA I NJËJTI PUSHTUES QË NA MBAJTI TË SHTYPUR PËR 500 VITE! TË DASHUR MIRDITORË, PUKJANË, SHKODRANË, MALËSORË, ZADRIMORË, TROPOJANË, KUKSIANË, DIBRANË, KURBINAS, HASIANË, BURRELAS, TIRANSIT, KORQARET, VLONJATET, FIRAKET! PROVOJENI TA THYENI ATË PLLAKATË TURPI, NJËLLOJ SI PLLAKA E SULLTANIT LESHIT QË E THYEN LEZHIANËT! JEMI NË LUFTË KUNDËR TURKUT DHE HAMZAVE TANË, SI RAMA, VELIA, THAQI, TARE E SHUMË TË TJERË. SHPATA GJERGJ KASTRIOTIT SHPEJT DO BJERI MBI TA. RROFTË KOMBI SHQIPTAR, POSHTË SHQIPFOLËSIT TURQ E TRADHTARËT!

/TPZ.al/ Tej e këtej/