TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste, disa deputetë u fotografuan duke qëndruar me njëri-tjetrin në ambjentet e jashtme të Xibrakut. Nga fotot shihet se edhe brenda mazhorancës ka lobe dhe grupe të fuqishme, që orientojnë kryeministrin Edi Rama, për çështje të caktuara.
Këta 4 zyrtarë të Partisë Socialiste, të cilët u fotografuan në Asamblenë e Përgjithshme, mendohet të kenë propozuar emërimin e Arta Markut, si Prokurore të Përgjithshme.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni njihet për afërsinë me Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa si dhe me deputetët Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi. Të katërt këta, njihen gjithashtu për miqësinë që kanë me kryeprokuroren Arta Marku.
Gjithashtu edhe implementi i reformës në drejtësi rrotullohet rreth këtyre 4 zyrtarëve të cilët po shijojnë kafen por nuk dihet në po paracaktojnë emra të tjerë për reformën në drejtësi.
/TPZ.AL/
