AKTUALITET, 25 Nëntor 2017, 12:44

Kush e dekonspiroi operacionin për 3-ish drejtuesit?! Xhafaj deklaratë të fortë: Pyesni…

Kush e dekonspiroi operacionin për 3-ish drejtuesit?! Xhafaj deklaratë

Teksa ka paraqitur nje kallezim penal per dekonspirimin e operacionit te arrestimit te 3 ish zyrtareve te larte te Policise se Vlores qe jane arratisur pasi ndaj tyre u leshuan urdherarrestet, Xhafaj tha se nuk ka emra konkrete se kush e ka bere, por shigjetimin e beri nga Prokuroria.

Xhafaj theksoi se duhet të pyetet Prokuroria që të japë përgjigje se me kë institucion i ka ndjekur ata.

“Nuk kemi pasur dijeni. Tre ish-punonjësit e policisë nuk kanë qenë në vëzhgim nga Policia. Duhet të pyesni Prokurorinë se me kë i ka pasur në vëzhgim, jo me policinë”, u shpreh Xhafaj.

“Nuk kam emra konkretë për dekonspirimin. Të arrestohen ata që kërkohen”, shtoi Xhafaj.

TPZ.AL