AKTUALITET, 1 Mars 2018, 19:05

Arrestohet ish-prefekti i Fierit, Bujar Hasaj, ja akuzat ndaj tij

Arrestohet ish-prefekti i Fierit, Bujar Hasaj, ja akuzat ndaj tij

Policia e Tiranës ka arrestuar sot ish-prefektin e Fierit, shtetasin Bujar Hasaj, i cili është njëkohësisht edhe ndërtues.

Sipas informacioneve arrestimi i tij është bërë pasi Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për mashtrim.

Ish-prefekti i Fierit akuzohet se ka mashtruar 2 persona duke u marrë nga 400 mijë euro secilit.