TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zv.Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, duke komentuar kapjen e sasisë rekord të kokainës nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare, sqaroi edhe një herë se ky operacion është bërë vetëm nga agjencitë shqiptare, por me partnerët e huaj është nisur bashkëpunimi pas kapjes se drogës, për te shkëmbyer informacion ne lidhje me anëtaret e ketij grupi qe trafikon droge, qe sipas Lamallarit, jane identifikuar dhe po mbahen ne vëzhgim.
Si u bë sinjalizimi për drogën?
Persona për të cilët ka informacion për veprimtari të mëparshme kriminale apo ka dyshime se janë të përfshirë ne veprimtari te paligjshme, janë në monitorim. Ishte kjo vëmendje, mbikqyrja e tyre e vazhdueshme.
Ka pasur një hetim paraprak?
Kurrsesi s’mund të ishte rastësore, kishte informacione për anëtarët e grupit, disa prej tyre kanë edhe precedentë të mëparshem penalë në vende të tejra.
Ka pasur bashkepunim me partnerët ndërkombetare?
Janë vënë në dijeni dhe jemi në bashkëpunim intensiv për shkëmbim informacionesh pas sekuestrimtit të kokainës.
Ku do shkonte kjo sasi droge?
Edhe pse mbetet për t’u provuar nga hetimet që vazhdojnë, është e logjikshme që tregu i konsumatoreve brenda vendit është i papërfillshem me sasinë e kapur ditët e fundit.
A kishin garanci keta trafikante nga politikane shqiptare?
Nese do kishte garanci nga autoritetet politike, s’do ishin kapur po do iknin.