AKTUALITET, 1 Mars 2018, 14:17

Akuza e fortë e Bashës: Paratë e drogës dhe krimit pastrohen nga Bashkia e Tiranës/VIDEO

Akuza e fortë e Bashës: Paratë e drogës dhe krimit pastrohen

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar fortë qeverinë se po bëhet vegël e krimit dhe mburojë e pastrimit të parave të pista.

Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Basha tha se paratë e fituara nga droga investohen në lavatriçen e ndërtimeve të Bashkisë së Tiranës.

Duke  përmendur drogën e kapur dje në Durrës, Basha tha se kompania në fjalë ka sjellë  97 ngarkesa nga Kolumbia. “

Shqipëria shërben si bazë e krimit të organizuar dhe këtë gjë e kemi thënë ne më parë. Por sipas tij tashmë kjo gjë thuhet me forcë dhe nga departamenti i shtetit”, tha Basha.

Më tej ai shtoi se bosët e vërtetë të ngarkesës së 613 kg droge me vlerë 180 milion euro nuk janë  kapur, por si gjithmon janë arrestuar shoferi dhe një tjetër.

Ai iu referua edhe drogës së kapur sot në Itali.

Basha tha se ekonomia dhe shoqëria jonë po shkatërrohet dhe sistemi politik është vënë në duart e kriminelëve, në duart e Edi Ramës.

“E vetmja rrugë tashmë është largimi i tij”, tha ai./TPZ.AL

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1801287573255749/