AKTUALITET, 1 Mars 2018, 14:40

Mbushën Greqinë me kanabis, kapen 12 trafikantët në Sarandë, sekuestrohet drogë e makina luksi/Emra

Mbushën Greqinë me kanabis, kapen 12 trafikantët në

Policia e Shtetit ka goditur një tjetër bandë kriminale në fushën e trafikut të drogës, duke vënë në pranga 12 persona, si dhe shpallur në kërkim 4 të tjerë.

Operacioni i koduar “Piramida”, është zhvilluar në Sarandë ku në pranga kanë rënë:

• Altin Sakaj, 36 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Konispol, (i cili është kapur në flagrancë me mjetin me targa AA 931 IK, duke transportuar 18 kg lëndë narkotike kanabis).

• Ajaz Lile, 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, (i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike , i ndaluar me pseudonimin “babi”, si organizator i grupit).

• Armando Koçiu, 29 vjeç, banues në Sarandë, (organizonte punën për gjetjen e lendës narkotike).

• Afron Halili, 22 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (bëntë magazinimin e lëndës narkotike).

• Kastriot Muka, 32 vjeç, banues në Tepelenë, (posedues i lëndës narkotike).

• Enea Duro, 22 vjeç, banues në Sarandë,  (transportues i lëndës narkotike).

• Marjo Zybo, 28 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).

• Fatjon Dule, 25 vjeç, banues në Konispol, (transportues i lëndës narkotike).

• Emilio Mehmeti, 28 vjeç, banues në Sarandë, (kontrollues i rrugës nga do kalonte lënda narkotike).

• Tori Ruci, 42 vjeç, banues në Sarandë, (financues për blerjen e lëndës narkotike).

• Eristjan Bejko, 21 vjeç, banues në Gjirokastër, (magazinues i lëndës narkotike).

• Osman Halili, 52 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (ruante ambjentin ku magazinohej lënda narkotike).

Ndërsa janë shpallur në kërkim:

– E.V., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.

– R.H., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.

– F.(D.).D., transportues nga kufiri i Gjelbër drejt shtetait Grek.

– M.D., kontrollues i rrugës për kalimin e lëndës narkotike.

Sipas policisë, pas një hetimi disa mujor, është zbuluar se personat e mësipërm në mënyrë periodike, sipas një zinxhiri funksional të dyshuar kriminal, kanë organizuar transportin e lëndës narkotike nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër në drejtim të zonave kufitare të Bashkisë Konispol,  të cilën e magazinonin në disa ambjente në zonën pranë kufirit e më pas organizonin trafikimin e saj drejt shtetit grek tek persona për të cilët po zhvillohen hetime.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta persona në periudha të ndryshme kohore kanë trafikuar lëndë narkotike kanabis drejtim Greqisë, në bashkëpunim me të tjerë persona të cilët janë kapur e ndaluar në shtetin fqinj një muaj më parë, si dhe në të tjera raste për të cilat për arsye hetimi nuk bëhen të ditura.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar në cilësine e provës materiale: 9 automjete ndër to 5 mjete luksi, lendë narkotike kanabisi dhe 21 aparate celular.

Banda është vënë tashmë nën akuzë  për veprat penale ”Grup i strukturuar kriminal” dhe ”Trafikimi i lëndëve narkotikëve”.