TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas shumë debatesh se si do të veprohej në vijim të diskutimit në Komisionin e Jashtëm lidhur me negociatat e vendit tonë me Greqinë për Paktin për Detin, mësohet se paraditen e nesërme deputetet e këtij komisioni do të priten nga Presidenti Meta.
Deputetet e Komisionit të Jashtëm do shkojnë në presidencë nesër në orën 08.15 për të diskutuar me kreun e shtetit lidhur me hapat e deritanishëm për marrëveshjen me detin
Mësohet se pjesë e takimit që pritet të mbahet nesër do të jenë edhe takimet e Presidentit Meta me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, për të cilat Meta do të japë informacionin e nevojshëm për parlamentarët.
Deputeti demokrat Tritan Shehu tha se “deputetë janë të kënaqur për zgjidhjen që u gjet për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm”.