TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me sasitë e drogës që janë kapur në Shqipëri kohët e fundit.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan se droga në Shqipëri ka tronditur kursin e euros, por Prokuroria nuk e shikon.
Po ashtu Vasili shkruan se dhe prokurori i antimafias e quan Shqipërinë vend droge he paratë saj janë përdorur për të blerë zgjedhjet dhe janë futur në biznesin e ndërtimit.
“A mos jane futur parate e droges kembekryq edhe ne prokurori dhe ja kane lidhur duart e i kane mbyllur syte.Sepse kullat e parave te droges nuk ka nevoje as ti hetosh pasi shihen edhe dritaret e prokurorisë”, shkruan ndër të tjera deputeti i LSI.
Postimi i plotë
Qindra milionet e droges trondisin kursin e euros ,Prokuroria nuk i sheh….Kjo ishte reforma ne drejtesi???
Prokurori i antimafias Nicola Grattieri deklaron qarte qe Shqiperia eshte vend i perfshire nga droga dhe parate e droges blejne zgjedhjet dhe jane futur ne bisnesin e ndertimit.
Ne Shqiperi eshte tronditur kursi i euros per shkak te qindra milion euro te droges qe futen ne bisnese ndertimi mu ne mes te Tiranes. Fakt shume i qarte dhe shkaterrues per shoqerine ,ekonomine dhe demokracine shqiptare,qe e sheh cdo shqiptar, nga ekonomistet e deri tek qytetari me i thjeshte
Prokuroria “cuditerisht” nuk e sheh,nuk leviz gishtin,ben sikur merret me gjithshka, por jo me kete.
A mos jane futur parate e droges kembekryq edhe ne prokurori dhe ja kane lidhur duart e i kane mbyllur syte.Sepse kullat e parave te droges nuk ka nevoje as ti hetosh pasi shihen edhe dritaret e prokurorise.
Kjo heshtje eshte kriminale sa edhe vete droga.