AKTUALITET, 1 Mars 2018, 15:14

Humb jetën 36 vjeçari në Fier. Ishte përdorues droge

Humb jetën 36 vjeçari në Fier. Ishte përdorues droge

Një i ri nga Fieri i cili mësohet se ka qenë përdorues i lëndëve narkotike ka ndërruar jetë në spitalin ditën e djeshme.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se R.B i moshës 36 vjeç banues në lagjen “8 shkurti” ka ndërruaj jetë në spital.

Njoftimi i policisë.

 

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 28.02.2018 në lagjen “8 Shkurti”, në banesë, ka vdekur shtetasi R.B, vjeç 36 i cili ka qenë dhe përdorues i lëndëve narkotike. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.