AKTUALITET, 12 Mars 2018, 18:41

Bjarke Ingels, ja kush është arkitekti që projektoi Teatrin Kombëtar

Arkitekti danez, Bjarke Ingels, është projektuesi i Teatrit Kombëtar në kryeqytet. Themelues dhe partner i Bjarke Ingels Group (BIG), 43-vjeçari vlerësohet për konceptet sociale në arkitekturën e tij. Studio e Bjarke Ingels numëron një staf prej 400 personash.

Ai ka ndërtuar në sërë objektesh që i kanë dhënë emër në botë.

Bjarke Ingels ka projektuar “Two World Trade Center” në Nju Jork, ndërsa në vitin 2017 ai dhe kompania e tij ishte në qendër të një dokumentari të quajtur “Big Time”.

Midis punëve të tij të shumta është dhe kompleksi i ri i zyrave të Google, apo Eurocity në Francë.

Në vitin 2011, gazeta e madhe ekonomike amerikane “Wall Street Journal” e vlerësoi Ingelsin si “Inovatori i Vitit” për arkitekturën, ndërkohë që “Time Magazine” në vitin 2016 e përfshiu atë në “100 njerëzit më me influencë”.

Bjarke Ingels ka marrë 21 çmime ndërkombëtare të ndryshme.

/TPZ.AL/