TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar projektin e Teatrit të ri të Shqipërise nga selia e Kryeministrisë, ku ishin prezent edhe aktorët që pak kohë më parë, protestuan kundër prishjes së teatrit. Rama foli për mënyrën e financimit të teatrit, ndërsa detajet e teatrit të ri i dha arkitekti Bjarke Ingels.
Rama tha se teatri do të prishet sepse është një "zgafellë pisllëku" dhe teatri i ri do të ndërtohen në partneritet me privatin. Rama siguroi se teatri nuk do të ketë një kullë, por kullat do të jenë përbri tij.
"Shpreh keqardhjen që u desh kaq shumë kohë të bëhej ajo që duhej bërë shumë kohë më parë. Kjo mund të bëhet vetëm përmes partneritetit me sipërmarrjen private.
I kam ndjekur debatet pa ndonjë vëmendje të vecantë, sepse është i njëjti debat i cili përsëritet, por mungojnë protagonistët e fillimit të debatit sepse jeta bën të vetën dhe ndahen nga jeta, por shfaqen të tjerët që nuk kanë reputacionin e tyre.
Godina e teatrit do të shembet sepse është jashtë çdo lloj standarti, nuk mund të jetë teatër komune jo më teatri kombëtar.Është krijuar mundësia që mes, sipërmarrjes, dhe qeverisë të punohet në sinergji për ti dhënë vendit teatrin e ri kombëtar."
Rama nuk harroi të thotë se ka bërë më shumë se paraardhësi edhe për teatrin, fjali tashmë e kthyer në klishe, me të cilën Rama kërkon t'u thotë qytetarëve, se nuk ka bërë aq punë sa duhet, por ka bërë më shumë se Berisha.
"Nga njëra anë ne kemi bërë për teatrin aq sa kemi patur mundësi, por kemi bërë shumë më tepër se ç’është bërë në të gjitha vitet e tjera."
/TPZ.AL/