AKTUALITET, 12 Mars 2018, 14:31

Do sillte në jetë fëmijën e 7-të, vdes nëna dhe foshnja në Kukës

Do sillte në jetë fëmijën e 7-të, vdes nëna dhe

Një nënë dhe foshnja e saj mësohet se kanë ndërruar jetë pak pas mesnate në maternitetin e Kukësit.

Nga sa mësohet, nëna 40-vjeçare, e identifikuar si Nurije Poçi dhe vogëlushi kanë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se gruaja sillte në jetë fëmijën e shtatë të saj, një foshnjë e seksit mashkull që ka lindur i vdekur. Pas kësaj ka ndërruar jetë edhe nëna. Familjarët thonë se ngjarja është e dyshimtë, ndaj edhe kërkojnë hetime të mëtejshme për rastin.

Ndonëse policia nuk ka dalë në një njoftim zyrtar, familjarët presin me padurim kryerjen e ekspertizës mjeko ligjore. Për këtë arsye, familjarët nuk kanë tërhequr ende trupin e Poçit nga morgu i spitalit.