AKTUALITET, 12 Mars 2018, 14:29

Ndërron jetë stilisti i famshëm francez, Hubert de Givenchy

Stilisti i famshëm francez, Hubert de Givenchy, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare.

Givenchy njihet si një nga stilistët më të mirë në botë. Ai ka qenë stilisti  i Audrey Hepburn dhe Jackie Kennedy.

Vdekjen e ikonës së modës, e ka lajmëruar partneri i tij,  Phillippe Venet, i cili bëri të ditur se stilisti kishte ndërruar jetë në gjumë.

Givenchy dhe partneri i tij jetonin në një vilë në afërsi të Parisit.

"Me hidhërim të thellë, ju informojmë se Hubert de Givenchy ka ndërruar jetë. Nipërit dhe mbesat e Givenchy së bashku me zotin Venet janë të hidhëruar nga ky lajm.", thuhet në një deklaratë dorëzuar AFP-së.

/TPZ.AL/