TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në njoftimin e policisë së Qarkut Fier thuhet se: Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit pakistanez: Syed Sh., 30 vjeç, aktualisht banues me leje qëndrimi në Shqiperi , konkretisht në Elbasan.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur "Rreth rrotullimi i Çermës" Lushnje, është kapur me automjetin e tij tip "Volksëagen" duke transportuar 4 shtetas të tjerë Pakistanez të cilët kanë hyrë ne kufirin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të paligjshme nga shteti Grek nëpërmjet kufirit të gjelbër të Kakavijës. Për katër shtetasit Pakistanez filloi procedimi penal në gjendje të lirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme për veprat penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri" dhe "Kalim Paligjshëm i Kufirit".