TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, i vizitoi sot paradite të plagosurit e aksidentit të ndodhur në fshatin Vërzhezhë, qëmbërritën në Spitalin Rajonal të Beratit për të marrë një trajtim më të specializuar. Pas kujdesit të marrë nga mjekët e spitalit, gjendja e tyre është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën. Kryebashkiaku Sinaj uroi të lënduarit për një shërim sa më të shpejtë, ndërsa shprehu gatishmërinë e institucionit që ai përfaqëson për çfarëdolloj ndihme që mund të shihet e nevojshme për situata të tilla.
Si ndodhi aksidenti:
Në orën 07:35, mjeti me targa AA 445 KE me drejtues shtetasin A.H, që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga. Për pasojë nxënësit E.K, 17 vjeçe , A.K, 17 vjeçe, R.H, 17 vjeç dhe B.H, 17 vjeç po dërgohen në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nxënësja R.K, 18 vjeçe, po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Janë lënduar lehtë edhe 5 nxënës të tjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Skraparit, për të marrë ndihmë mjekësore pa probleme për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
[gallery columns="1" ids="79544,79545,79546,79547"]