AKTUALITET, 12 Mars 2018, 18:08

Prezantohet teatri i ri, arkitekti Bjarke Ingels shpjegon projektin (foto)

Arkitekti i njohur danez, Bjarke Ingels, ka prezantuar nga selia e Kryeministrisë, projektin për teatrin e ri të Shqipërisë.

Teatri do të ketë disa salla, një tarracë të aksesueshme nga publiku, hapësira për aktorët dhe regjisorët, bare dhe restorante dhe hapësira të tjera për publikun.

Nga projekti, duket se këtë teatër do ta shoqërojnë disa kulla, në krah të tij.

/TPZ.AL/