TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TV Scan ka zbardhur Projektvendimin e Qeverisë për procedurën e detajuar për kredinë për shtëpi për magjistratët dhe marrëveshjet me bankat. Projektvendimi është parashikuar të miratohet brenda harkut kohor shtator-dhjetor 2018 dhe la synim përcaktimin e kritereve, kushteve dhe procedurave për dhënien e kredisë për shtëpi për magjistratët.
Legjislacioni i ri i jep të drejtë çdo gjyqtari e prokurori. pasi të ketë ushtruar jo më pak se tre vjet të detyrës, të përfitojë kredi për shtëpinë të financuar nga shteti, në shumën e vlerës mesatare të një apartamenti prej 50 m2 në zonën e qendrës së qytetit ku magjistrati ushtron detyrën. Për çdo anëtar të familjes, i cili jeton në të njëjtën banesë me magjistratin, masa referuese e sipërfaqes së banesës shtohet me 10 m2 për person.
Ndërkaq, gjyqtarët detyrohen t’i rimbursojnë shtetit shumën e marrë dhe interesat e kredisë, në rast se ndaj tyre jepet masa disiplinore e shkarkimit nga detyra.