TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Serbia dhe Kosova me siguri se marrëdhëniet do t’i rregullojnë sipas modelit të dy Gjermanive, ka deklaruar drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjic. Ai ka thënë se Serbia duhet ta nënshkruajë marrëveshjen juridikisht detyruese në procesin e integrimeve të BE-së, por nuk detyrohet që ta njohë Kosovën.
Janjic, siç përcjell N1, ka thënë se dialogu i brendshëm serb me ringjalljen e tregimit për kufizim e ndarje ia ka vështirësuar punën kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit në gjetjen e zgjidhjes për normalizimin e marrëdhënieve.
Ai ka shtuar se Vuçic me siguri gjatë prillit do ta paraqesë platformën për Kosovën, ndërsa, sipas tij, dialogu i brendshëm që e inicioi nuk i ndihmoi shumë.
“Ai s’e krijoi përkrahjen e opinionit publik dhe kështu ia vështirësoi vetes punën. Ia vështirësoi vetes punë duke ringjallur fjalët e Qosiqit e të tjerëve për kufizim, për ndarje territori. Pra, përnjëherë anëtarët e qeverisë dhe partnerët e koalicionit, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiq, u paraqitën pengesa serioze, sepse krijuan opinionin publik që thotë se kjo është e mundshme”, ka thënë Janjic.
Ai ka vlerësuar se zgjedhjet në Beograd i kanë mundësuar Vuçiqit që pa dilema të vazhdojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ai ka theksuar se rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës është i mundur sipas modelit të dy Gjermanive. Duke treguar se aktualisht, derisa po vazhdon dialogu i brendshëm, spekulohet të jenë grupe propozimesh, ai ka thënë se nëse synohet BE-ja, atëherë është vetëm një opsion./koha.net