AKTUALITET, 21 Shkurt 2019, 09:27

Akuzohej për vrasjen e shokut, Roland Milo pranon krimin

Akuzohej për vrasjen e shokut, Roland Milo pranon krimin

Roland Milo, i arrestuari i djeshëm në Vaqarr nga Policia e Gjirokastrës i akuzuar për vrasjen e Sokol Ramës, ka pranuar krimin.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Milo ishte zënë ngushtë me prova të pakundërshtueshme të servirura nga Policia e Gjirokastrës si arma me të cilën u krye vrasja si dhe rrobat e trupit të viktimës.

Rrjedhimisht ai e ka pranuar vrasjen e shokut të tij Sokol Rama duke ekzekutuar me armë zjarri tip automatik model 56.

Të dy personat dyshohet se ishin të implikuar në transport droge, ndërsa në kohë kur Rama ishte larguar nga banesa, mbante me vete dhe një shumë prej 10 mijë eurosh.