AKTUALITET, 30 Janar 2026, 10:48

VIDEO/ Rama, me fermerët: Nuk është vetëm buxheti i shtetit për financim, duhet të bëheni të zotë për të përdorur edhe komponentë të tjerë

VIDEO/ Rama, me fermerët: Nuk është vetëm buxheti i shtetit

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë Andis Salla, ai i Financave Petrit Malaj ndodhet në Divjakë në një takim me fermerët.

Dialogu zhvillohet në kuadër të Skemës Kombëtare 2026 për të plotësuar panoramën e kërkesave dhe nevojave të evidentuara deri më tani nga qarqet e tjera, si dhe për ta ndërtuar skemën mbi një pasqyrë sa më të plotë të realitetit në terren.

Rama tha se buxheti i shtetit nuk duhet të jetë i vetmi burim financimi për fermerët. Janë dhe të tjerë komponentë që duhen të përdoren dhe për këtë kërkohet aftësi nga fermeri për t'i përthithur këto para

Kryeministri Edi Rama në takimin me fermeët, tha se përveç buxhetit të shtetit si burim financimi, fermerët duhet të fillojnë dhe të përdorin dhe të tjerë komponentë.

“Si pjesë e këtij cikli dëgjesash që ka organizuar ministri i bujqësisë për të kolauduar të gjithë planin e mbështetjes për këtë vit. Ministri i financave foli me shifra konkrete që janë domethënëse. Unë dua të fokusohem në një tjetër aspekt që ka të bëjë me mundësitë e pashfrytëzuara pasi ne jemi mësuar që t’i referohemi buxhetit të shtetit, por buxheti është tani vetëm njëri nga komponentët e zinxhirit të financimeve të bujqësisë.

Natyrisht që buxheti është më i thjeshti se përcaktohet nga qeveria dhe vjen tek bujku me një kanal të drejtpërdrejtë është aplikimi përkatës. Komponentët janë pak më të vështirë, por janë komponentë që do të jenë më të pranishëm që duhet të gjithë të përpiqen të mësojnë dhe të aftësohen për ti shfrytëzuar. Unë them që sot në vendin tonë çështja e financimit të projekteve që secili ka, nuk është problem në aspektin financiar.

Ajo që është problem është  mungesa e informacionit dhe mungesa e përgatitjes për t’i thithur ato para, e njëjta vlen dhe për atë që lidhet me BE. Ne do të kemi gjithmonë e më shumë fonde nga BE. Këto lidhen me drejtpërdrejt sesa të aftë jemi për ti thithur. Duhet gjëra që lidhen me një dosje që duhet të ketë brenda në projekt dhe argumentet që ky projekt vlen dhe duhet financuar”, tha Rama.