TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Baton Haxhiu debatoi me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka pë votën pro të PD-së për Ramën si përfaqësues i Shqipërisë në Bordin e Paqes. Haxhiu i tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV Nokës se kjo votë i ka bërë konfuzë qytetarët dhe se opozita e ka projektuar ndihmën te Trump për të ardhur në pushtet.
Biseda
Noka: Votimin e Bordit të Paqes. I paskemi bërë konfuz qytetarët, thotë Haxhiu. Ne e kemi përshëndetur, por është meskinitet që të futësh në projektligj emrin tënd në një vend demokratik. Por kryeministri yt. Më gjej një që ka kaluar kjo.
Haxhiu: Kjo është kundër teje.
Noka: Meskiniteti dhe ligësia e tij ja këta nuk e duan nuk e votojnë Bordin e Paqes.
Haxhiu: Ju po e projektoni ndihmnën te Trumpi dhe po kthehet kundër jush. Po e projektoni ndihmën dhe po kthehet kundër jush. Ndaluni te fuqia juaj, te diskursi juaj. Mungesa kryesore e juaja. Nuk rrëzohet pushteti kështu.
Noka: Askund nuk kemi bazuar ne fuqinë vetëm te vetja dhe qytetarët. Kurrë. E kanë spinuar në këto banaqet mediatike nga të ashtuquajturit analistë që paguhen nga qeveria.
Haxhiu: Shikoje momentin në PR e kryeshefit të opozitës, njeriut që ka qenë kryeministër, president, në momentin kur Ivanka Trump vjen dhe flet për investimin, njeriu që më shumë e përkrahu në publik ka qenë Sali Berisha.
Noka: Sigurisht.
Haxhiu: Po a e di se ç’do me thënë? Shikoje. Nëse Edi Rama e sjell atë, krijon lidhjen me të te njeriu i zakonshëm ndodh që pafuqia juaja e diskursit dhe del ish-kryeministri dhe thotë unë këtë e kam patur me Berluskonin, e ka patur edhe Fatos Nano. Duke menduar se ju e keni patur këtë ide dhe nuk, është ky njeri që e ka të freskët këtë.
Noka: Çdo shqiptar, përfshirë edhe ne këtu, do të ishte i lumtur që të vijë një investitor perëndimor në Shqipëri, sepse është mirë për vendin tonë dhe këtë ka tentuar çdo kryeministër i këtij vendi. Nuk bëri mrekulli, Rama bëri meskinitetin e vet, pra mos hyj në këtë çështje.
Haxhiu: Po pse?
Noka: Rama bën keqpërdorime për çdo gjë.