AKTUALITET, 8 October 2026, 21:07

Zogaj për reformën territoriale: PS po bën autogol, nuk më duket hartë elektorale!

Zogaj për reformën territoriale: PS po bën autogol, nuk më

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, ka folur për ndarjen e re territoriale që pritet të votohet në Kuvend, ku do të ketë një reduktim të bashkive nga 61 në 46. 

Zogaj tha se PS po bën autogol, pasi bashkitë që shkrihen janë kryesisht të majta, ndaj nuk i duket se ndryshimet po bëhen për qëllime elektorale. 

"Zhurma ishte e paralajmëruar, siç e tha Klosi, këto janë reforma te rralla dhe si rregull janë gjithëpërfshirëse dhe duhet të paraprihen nga konsultime të gjera. Askush nuk mund të priste që kjo reformë të shkonte pa zhurmë dhe pa asgjë.  PS e ka konceptuar dhe e ka imponuar me arrogancë. 

A është elektorale apo jo? 

Kemi dy bashki të PD, që hiqen dhe 13 bashki të PS. Praktikisht të gjithë bashkitë kanë qenë në protestë. Duket sikur PS ka bërë një autogol, sepse janë bashkitë e saj që numerikisht janë shumë dhe kundërshtojnë këtë ndarje territoriale, kjo mund ti kushtojë elektoralisht. Nuk shoh argumenta për të thënë që kjo është hartë elektorale. Zvogëlimi i numrit të bashkive në 46 do të ishte akt formal, nëse nuk do të shoqërohej me decentralizimin fiskal. 

Problemi që ka pushteti vendor nuk është vizatimi i zonës, por centralizimi, sidomos ai fiskal", deklaroi Zogaj.