AKTUALITET, 30 Janar 2026, 00:01

Tela pyet Nokën: Si mund të karikohen njerëzit të dalin në protesta kur nuk duket fundi i Ramës?

Tela pyet Nokën: Si mund të karikohen njerëzit të dalin

Analisti Andi Tela duke renditur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklarimet e vazhdueshme të PD-së kundër qeverisë, ndër të cilat se fitorja do të jetë e afërt, e pyeti sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka se nga e pret opozita rrëzimin e Ramës.

Biseda

Tela: Ti i përmende të gjitha. Ka qenë qeveri e kanabisit është bërë qeveri e kokainës, ka qenë e tenderave, qeveri e vjedhjeve masive, akuzohej ndonjë drejtor drejtorie. Mandatet e PS nga 74 shkuan në 83.

Ndodh se jemi në narkoshtet. Bëni protesta, e japin mediat e huaja. Është karikuar opinioni se Rama nuk i ka punët mirë dhe shkoni në parlament dhe votoni Bordin e Paqes së duhet të rrinte atje 7 ditë, shkoni dhe e votoni të kompleksuar se atje do të thonë këta të PD-së na votuan kundër. Shkoi Rama në Izrael dhe njerëz të PD-së dalin në foto me zyrtarë të Izraelit pa thënë gjë për viktimat në Palesinë. Thoni se është kilometri i fundit i qeverisë. Nëse këtu kanë ikur 1 milion njerëz, nëse në protestat e Lapajt shkojnë 5-10 njerëz se kanë frikë, nëse te Agron Shehaj shkojnë 20 njerëz në protestën tuaj si herën e fundit dalin mijëra njerëz duke karikuar njerëzit, kur nuk ka njerëz, por jo qëndrueshmëri, si mund të karikohen njerëzit të dalin kur nuk duket fundit. Do të jenë qytetarët apo ndërkombëtarët që do ta rrëzojnë? 

Në rast se ju thoni se nuk bashkëpunojmë me PS për komisione për Territorialen apo Zgjedhore dhe pastaj ata thonë po e bëjmë vetë dhe ju përgjigjeni se ne këtu jemi. Këto qëndrime kontradiktore vënë në pozitë mbështetësit.

Asnjë ambasador i huaj asnjë personalitet nuk shkel në PD dhe nëse shkon dikush i takon në kuvend kreu i Grupit Parlamentar. Dhe ky është një handikap i PD.

Noka: Asnjë ndërkombëtar nuk e largon një qeveri në Shqipëri, përveç shqiptarëve, ndërkombëtarët e kanë izoluar Ramën. Është etiketuar si kleptokrat dhe drejtues i një kleptokracie. Është spinuar nga mediat e pushtetit se do të vijë kjo, do të bëhet kjo. Ndërkombëtarët e kanë izoluar dhe shqiptarët do ta rrëzojnë.