TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder përcolli një mesazh për partitë, teksa tha se ka ardhur koha që të ndryshohet kultura politike në vend.
Në një konferencë për mediat, reporteri theksoi se është e rëndësishme që të “luftohet” me argumenta të forta, dhe jo me kokteje apo molotov, duke iu referuar protestës së opozitës. E rëndësishme, theksoi ai, ëstë që Shqipëria duhet të tregojë një qasje të bashkuar, sidomos kur bëhet fjalë për integrimin evropian.
“Këtu nuk është çështja për mendimin tim personal, dhe kuptimi më gjerë është se ne si PE, ne mendojmë se ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë hap përpara, dmth të mos dramatizohet gjithçka, që të mos fillohet me kokteje dhe molotov por të luftohet fort me argumentime, kjo vlen edhe për opozitën dhe qeverinë. E dimë se mbi 90% e qytetarëve duan integrimin evropian dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë që Shqipëria mund t’i tregojë Evropës se ka një qasje të bashkuar. Mendoj se bashkëpunimi për disa çështje brenda kuvendit po ecën mirë. Do të uroja shumë që edhe çështje të tilla evropian të sjellin ndryshimin e kulturës politike.”, u shpreh ai.
Schieder përmendi bashkëpunimin mes partive për çështje të caktuara në kuvend, duke shtuar se kjo “frymë” duhet të përhapet edhe për çështje të tjera me rëndësi.
“Pra përmirësimi i kulturës politike është njëra gjë. Dhe çështja tjetër është se Shqipëria ka pasur ecuri madhore në negociata. Nëse ecën mirë në pranverë, Shqipëria do të fillojë të mbyllë kapitujt. Por këtu nuk bëhet fjalë vetëm për hapjen e kapitujve dhe është edhe mbyllja. Dhe për mbylljen nuk është çështja te miratimi i legjislacionit. Shqipëria ka vendosur të jetë e vetëdijshme dhe t’i përkushtohet reforma sidomos për luftën kundër krimit të organizuar. Dua që zgjerimi të bëhet realitet, konkret dhe do të bëj të pamundur që të bind opinioni publik kudo.”, shtoi ai.
Schieder tha se në Shqipëri situata nuk është aq dramatike sa pasqyrohet, duke shtuar se demokracia me molotov nuk është e mirë.
“Së pari personi që i dha emri këtij kokteji, kontributi i tij në histori nuk ka qenë vetëm pozitiv, demokracia me molotov nuk është e mirë. Javën e shkuar pamë fotografi në media për protestat që dukeshin dramatike. Pastaj kur vjen këtu dhe sheh një situatë më pak dramatike. Duhet të jeni të ndërgjegjshëm dhe për perceptimin që prodhoni nga mediat në mendjen e qytetarëve evropianë. E di që demokracia funksionon mirë, që ka debate deri në orën 4 të mëngjesit, dhe që ka hapësirë për opozitën dhe mazhorancën për të diskutuar, është një demokraci normale. Ndonjëherë e ke qejf dikë, ndonjëherë e urren. Por të mos e dramatizojmë më shumë seç duhet. Mendoj që është edhe më e rëndësishme që të gjejmë mesin e artë. Zgjedh funksionimin normal të një demokracie”, tha Schieder.