AKTUALITET, 8 October 2026, 22:10

“Golemi i Saliut, si Dhërmiu i Ramës sot”, Hila debaton me Bushatin: Edhe kryetarët e komunave e kanë bërë m*t

“Golemi i Saliut, si Dhërmiu i Ramës sot”, Hila debaton me

Analistët Andi Bushati dhe Dritan Hila debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion  Plus, për ndarjen e re territoriale që propozon PS-ja me 46 bashki. Ndërsa Bushati tha se një kryetar bashkie nuk jep leje as për një gardh, sepse i jep kryeministri, Hila deklaroi se edhe me ndarjen e vjetër me kryetarë komunash, punët nuk shkonin mirë. 

Pjesë nga biseda 

Hila: Është provuar edhe me kryetarët e komunave, e kanë bërë mut. 

Bushati: Kur vijnë të gjithë mediat ndërkombëtare dhe e çojnë nga tryeza Ramën, se flasin për krimin dhe drogën, ai çohet nga tavolina, nuk janë media si ne, në këtë situatë, të flasësh tani, si do të ndahet kufiri i Poliçanit. Seanca e sotme ishte një seancë qesharake. Nuk ka asnjë vlerë, le t’i ndajnë si duan vetë, ky mbetet shteti i një njeriu. 

Hila: Po tani fol më konkretisht. E ke problemin pse jep leje për kulla? Edhe këto janë bërë si zot ruajani, kur gjithë bota ka kulla. Nëse ua lëmë atyre të komunave, e kemi parë si është bërë Golemi apo Gjiri i Lalëzit. 

Bushati: Golemi i Saliut, si Dhërmiu i Ramës sot. 

Hila: Golemin e ke të mbushur me godina rras e plas me njëra-tjetrën. Kapim Vlorën, sa e kishim kryetarët e bashkive e bënë pocaqi. 

Bushati: Ishte 7 kate me Shpëtim Gjikën. Ky debat që bëhet sot nuk ka asnjë vlerë, sepse ja kemi dhënë një njeriu të vetëm. 

Ke qenë në Himarë, takova ca nga këta që kanë qenë përkrahës të Belerit, që nuk ishin të pakënaqur me Tavon, por thoshte nuk jep dot leje as për gardh, sepse i ka i madhi. Mos flasim për reforma, konsultim publik, ndarje territori. Në 28 mijë metra katrorë që janë pronë e Ramës, Belindës dhe Ergys Agasit. Po nuk kuptuam këtë flasim kot për Memaliaj dhe Tepelenën.