TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Tela debatoi me gazetaren Klodiana Lala në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV për amnistimin e 5 zyrtarëve të bashkisë së Tiranës. Ndërsa Tela ia vuri fajin SPAK-ut, Lala u përgjigj që edhe gjyqtari duhet të kishte bërë detyrën e vet.
Biseda
Klodiana Lala: Është një process që ka vijuar për dosjen 5D. Janë dy çështje të tjera paralele të IMT-së së bashkisë, ndërkohë që Redi Molla dhe Mariglen Qato janë liruar me “arrest në shtëpi”. E vetmja që duhet bërë është hetimi pasuror. SPAK pretendon që këta kanë marrë miliona euro nga bashkia Tiranë dhe i dërguan në xhepat e tyre dhe faza e dytë është që t’u gjenden pasuritë. Nëse mbetet vetëm te shërbimi i provës, është këmbanë alarmi. Disa nga zyrtarët e bashkisë po hetohen për cështje të tjera.
Andi Tela: Këta tre drejtorët akuzohen për 29 procedura, këto të sotmit janë për çështje të tjera. P.sh. kanë bërë tenderin për parkingun te stadiumi “Dinamo”, janë kapur bisedat e drejtoreshës me perstanomen se si duheshin bërë letrat. SPAK duhej të vërtetonte bashkëpunim kriminal mes tyre.
Klodiana Lala: Nëse gabon SPAK-u, po çfarë bën gjykatësi paraprak se këtë bën ai, një hetim gjithëpërfshirës. Në momentin që gjykatësi gabon prandaj ëashtë gjykatësi paraprak. Prandaj kanë vendosur ta ndajnë me fashikuj.
Andi Tela: Siç u ndanë inceneratorët.
Klodiana Lala: Po pra po, po gjykatësi paraprak ku ishte për ta parë që të bashkohej dosja. Se është kthyer në sport kombëtar kjo. Prokurori nuk bën dot asnjë veprim nëse nuk legjitimohet nga gjykata. Të ngrihet gjyqtari dhe nëse prokurori nëse nuk e ka hetuar të mbajë përgjegjësi. Nuk mund të themi se ai prokurori e ka gabim. Nuk thuhet asgjë për ILD-në që paguhet me paratë tona.