TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Flamur Noka ka debatuar me Baton Haxhiun në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, duke hedhur akuza se i shërben Ramës dhe "narko-regjimit".
Haxhiu iu përgjigj duke e pyetur nëse Shkëlzen Berisha merret me drogë, pasi analisti ka punuar dhe ka marrë pagën në Syri TV.
Flamur Noka: Ka emisione, televizione, portale që paguhen nga Edi Rama, avokatë të narkosit.
Baton Haxhiu: A merret Shkëlzeni me drogë? Dy vjet e gjysmë kam marrë pagë te Syri.
Flamur Noka: Nuk janë të Shkëlzenit, por të Syrit.
Baton Haxhiu: Jetoj prej punës time, ki kujdes.
Flamur Noka: Punë është ti shërbesh narko rejgimit. Je kryekëput në shërbim të narko regjimit. Je nga të paktët që thua fajin e ka Saliu, dhe tenderat i bën Rama bashkë me narko shtetin. Prandaj po ju them. E ke sëmundje, fajin e ka Saliu. Sot shqiptarët kanë një armik, shefin tënd, armik të betuar, dhe është armik i përjetshëm. Nuk ta nxe goja të thuash ka narko shtet.
Baton Haxhiu: Se nuk ka.
Flamur Noka: Nuk pres ta thotë asnjeri që i shërben narko shtetit.