AKTUALITET, 29 Janar 2026, 22:23

"Gjergji Taho është Koperfildi!"/ Bregu dhe Soko flasin për projektin "Durana": Ka vetëm bar...

"Gjergji Taho është Koperfildi!"/ Bregu dhe Soko flasin

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për projektin "Durana" që supozohet të shërbente si zonë e lirë ekonomike, por ende nuk është ndërtuar asnjë tullë. 

Pano Soko deklaroi se e gjithë skema është krijuar për të mos paguar taksa, ndërsa Bregu përmendi Gjergji Tahon, si një person të lidhur me skandalin. 

Pano Soko: Çdo kompani shkon dhe regjistrohet brenda zonës së lirë ekonomike ku merr mjediset e saj, funksionon si tip offshore, taksat që paguan po u regjistrove në atë vend, paguan reduktim taksash, mund të jetë edhe zero. 
Ti u jep lehtësi fiskale, por duhet të shkosh atje, të jetë ndërtesa, duhet të ketë të gjithë kushtet, të jetë e rrethuar, e mbyllur, të ketë kufij të përcaktuar qartë. Këta çfarë bënë? Pasi morën të gjithë lekët e AKSHI dhe me rradhë, ju kishte gjetur një hall i madh. Ore si paguajmë ne taksa? Këta donin të mos paguanin as taksa për tenderat, për AKSHI dhe gjithë kompanitë. Këto regjistroheshin te Durana, të mos paguanin as taksa. Në thelb, duhet të ishet ai parku.
Po të shkosh aty është livadh, nuk ka asgjë. Kompanitë, që rezidencën e kanë në Tiranë, e dimë ne. E gjithë kjo ishte skemë e ndërtuar nga mjeshtrat e AKSHI, që paratë të mos i paguanin as taksa.  Kështu përfunduan te kjo. Ke listën e kompanive, pjesa më e madhe, janë ose të lidhura me pushtetin që marrin tendera, ose njerëz që u kanë shërbyer njerëzve të lidhur me pushtetin. 

Sokol Bregu: Gjergji Taho është koperfildi! Çfarë bën ky? Është edhe administrator i Durana, edhe drejtor i dhënies së licensave të basteve ka edhe kompanië të pagesave online. Ky është, po ta pyesëh, çfarë bëri? Në mënyrë të kundërligjshme shkon dhe jep, të paktën 50 firmave të para, të drejtën për të përfituar 0%, pavarësisht se nuk ka park, pavarësisht se Durana është copë letër. Kush ishte përfituesi? Historia është, ky është magji, nuk ka… Për ta përfituar duhet të kesh zyrën aty. Si ia dha Ermal Beqirit ky?