AKTUALITET, 30 Janar 2026, 10:36

Çështja e gjyqtares, Irena Gjoka/ Malltezi publikon dokumentet: Kemi dërguar disa parashtresa, KLGJ nuk na ktheu përgjigje

Çështja e gjyqtares, Irena Gjoka/ Malltezi publikon dokumentet: Kemi

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të fusë në rend diten çështjen e denimit të gjyqtares Irena Gjoka në Greqi. Vendimi erdhi në momentet e fundit.

Jamarbër Malltezi ka akuzuar KLGJ se nuk ka marrë në konsideratë disa parashtresa për çështjen e gjyqtares Irena Gjoka, ku përmes dokumenteve pranohet fakti se Greqia në një situatë të ngjashme ka hequr nga puna një polic, jo më një gjyqtare!

Malltezi thotë se Gjoka kishte dijeni për vendimin ndaj saj, ndërkohë që tashmë deklaron se nuk ka dijeni, duke shkelur kështu besimin tek drejtësia!

“Ne 10 ditet e fundit z.Sali Berisha dhe une kemi derguar ne KLGJ disa parashtresa per ceshtjen e Irena Gjokes. KLGJ nuk na ka kthyer pergjigje. Po publikoj ketu dy te fundit per te mos lene hapesire qe KLGJ te thote nuk kishim dijeni.

Kujtoj se

1. Në vendimin Panos GJEDNJ pranon se është në përputhje me KEDNJ që Greqia në një situatë të ngjashme, largoi nga puna nje police. Imagjino besueshmëria që duhet të ketë një gjyqtar.

2. Nëse Irena thotë nuk kisha dijeni për procedurat penale ku ka marrë pjesë vetë, dhe ka vendim penal, çfarë duhet  thonë gjyqtarët e larguar nga vetingu për shkelje besimi te drejtësia, për fakte para 30 vjetësh, nga persona të lidhur, që për më tepër ishin ligjëruar nga ILDKP për vite me radhë”, deklaron Jamarbër Malltezi!

Çështja e gjyqtares, Irena Gjoka/ Malltezi publikon dokumentet: Kemi

Çështja e gjyqtares, Irena Gjoka/ Malltezi publikon dokumentet: Kemi

Çështja e gjyqtares, Irena Gjoka/ Malltezi publikon dokumentet: Kemi